Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS për dorëheqjet e drejtorëve

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këto momente një mbledhje me të gjithë ministrat.

Burime qeveritare i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në këtë mbledhje e cila ka nisur në ora 9:00, marrin pjesë edhe drejtuesit politikë.

Mes çështjeve në diskutim është edhe raportimi i ministrave për drejtorët e agjencive të varësisë të cilëve iu kërkua dorëheqja.