Deklarata e prokurorit publik të Maqedonisë së Veriut, Daniel Koçev se prokuroria po heton ndryshimin e dëshmisë së njërit prej prej dëshmitarëve në rastin e llotarisë shtetërore i cili nuk pranoi të konfirmonte atë që kërkon prokuroria për të shpallur fajtor Artan Grubin ngre pikëpyetje për mënyrën se si trajtohen dëshmitarët në këtë proces gjygjsorë me ngarjesa të forta politike por edhe dyshime për korrupsion. Ndërkohë sipas dëshmive të dhëna deri tani asnjëri nga tre drejtuesit e llotarisë shtetërore të paraqitur si dëshmitar nga prokuroria nuk kanë konfirmuar se Artan Grubi ka ndërhyrë në proces apo ka kërkuar ndonjë veprim konkret prej tyre, shkruan Top24


