Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në takim rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, prof. dr. Mehmet Bulut, të cilit i ka uruar sukses në ushtrimin e detyrës së re dhe në realizimin e objektivave të universitetit.
Gjatë takimit, Gashi theksoi rëndësinë e zhvillimit të arsimit cilësor, avancimit të kërkimit shkencor dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë.
Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Kuvendit për të mbështetur nismat që synojnë zhvillimin e arsimit, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin akademik dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat e së ardhmes.
“Gjatë takimit, theksova rëndësinë e arsimit cilësor, avancimit të kërkimeve shkencore dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë”, deklaroi Gashi.
Takimi u përqendrua në rolin e institucioneve dhe komunitetit akademik në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve për zhvillimin profesional dhe shkencor të të rinjve.


