Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, duke folur për largimin e të rinjve nga vendi, tha se ata përballen me dy rrugë: revoltën ose dëshpërimin dhe kërkimin e një të ardhmeje jashtë vendit.
Ke dy lloje të studentëve – ose i revoltuar ose i dëshpëruar, mirë nuk thotë asnjëri. Dmth ose është i revoltuar dhe dëshiron të bëjë diçka kundër saj, ose është dëshpëruar totalisht dhe tenton vetëm rrugëdalje, tenton vetëm të dalë jashtë vendit. Unë kam 24 vite dhe mua askush nuk më ka pyetur pse dëshiron të ikësh ose të dalësh jashtë, njëjtë si mua as kolegët e mi. Dmth realisht shtetit nuk i intereson fare se a ikin të rinjtë shqiptarë a jo, a punojnë këtu ose.
Dmth plotësisht të drejtë të rinjtë shqiptarë që ikin prej këtu. Edhe pse, unë nuk do të kisha dashur që asnjëherë të largohen nga vendi dhe unë vet do të luftojë me çdo kusht, kur e shoh që familjarët e mi një nga një e lëshojnë Tetovën, një nga një zbrazen fshatrat tonë, i zbrazën shkollat tona… Pse?! Shkaku i korrupsionit të madh, situatës politike, faturat pa mend. I shohim funksionarët duke jetu ndryshe dhe çfarë do të bëjë ai, ku e sheh zgjidhjen ai, të lutet dikë ta mbaje, duke e pasur zgjidhjen më lehtë?! Jo!”, deklaroi Ademi.


