31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, vëllai i tij i drejtohet Sali Berishës: “Ku është varri i tij?”

 

Nebiu Hoxha ka reaguar në 31-vjetorin e zhdukjes së vëllait të tij, Remzi Hoxha, duke kërkuar sërish zbardhjen e fatit të tij.

Në një postim në Facebook, ai i është drejtuar Sali Berishës me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke kërkuar të mësojë se ku ndodhet trupi i vëllait të tij.

“31 vjet pa varr e pa nishan! Sali Berisha, me një këmbë në varr e kokën ende mbi dhe, fol: ku është vëllai im? Ku e ka varrin, nëse ka një varr diku?”, shkruan Nebiu Hoxha.

Ai shton se familja ka të drejtë të dijë ku mund të vendosë një lule për të afërmin e zhdukur.

Remzi Hoxha, biznesmen shqiptar nga Maqedonia e Veriut, u zhduk në Shqipëri në vitin 1995. Çështja e tij është lidhur ndër vite me dyshimet për përfshirjen e strukturave shtetërore të asaj kohe, por fati i tij dhe vendndodhja e trupit nuk janë zbardhur përfundimisht.

Pas më shumë se tri dekadash, familja vazhdon të kërkojë përgjigje për një nga çështjet më të rënda të pazbardhura të tranzicionit shqiptar.