Me 15 ditë vonesë, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njoftoi se nga sot vijon pagesa e shtesës prindërore për fëmijën e tretë dhe ndihma tjera sociale për muajin shtator 2026.
“Përfituesit e të drejtave monetare që zotërojnë një kartë debiti do të mund të tërheqin para të gatshme nga bankomatet, ose t’i përdorin fondet për pagesa pa para në dorë në pikat e shitjes, apo përmes shërbimeve të bankimit elektronik dhe atij nëpërmjet celularit. Gjithashtu, përfituesit që nuk përdorin karta, duke filluar nga sot, mund t’i tërheqinmjetet e tyre në çdo filial ose filale bankare të hapur”, kumtoi Ministria


