Azizi: 100 autoambulanca të reja për institucionet publike shëndetësore, nga Likova deri në Strugë

Një investim i rëndësishëm në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. Njëqind autoambulanca të reja, të pajisura plotësisht me aparaturë moderne mjekësore, do t’u shërbejnë institucioneve publike shëndetësore në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Venera Azizi, e cila theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve.