Shenjat që mbeten në trupat e atyre që i mbijetojnë rrufesë

Figurat e Lichtenberg-ut ose “lulet e rrufesë”, cilat janë ndër shenjat më karakteristike dhe me fascinuese që mund të mbeten në trupin e një njeriu që i mbijeton goditjes nga rrufeja? Janë modele në trajtë degësh peme ose frashëri që shfaqen në lëkurë pas goditjes nga rrufeja.  Kur stuhia elektrike dhe rryma masive e rrufesë kalon përgjatë sipërfaqes së trupit (një dukuri e njohur si flashover), ajo prish enët e vogla të gjakut (kapilarët) nën lëkurë. Presioni i lartë dhe nxehtësia shkaktojnë plasjen e tyre përgjatë rrugës që ndjek rryma elektrike.

Për dallim nga tatuazhet e përhershme, këto shenja zakonisht janë të përkohshme. Ato rëndom zbehen dhe zhduken brenda pak ditëve ose javëve. Goditja e rrufesë është jashtëzakonisht e nxehtë, mund të arrijë deri në 30,000°C për një fraksion të sekondës, por për shkak sepse kalon shumë shpejt, djegiet shpesh janë sipërfaqësore.  Nëse personi mban bizhuteri, zinxhirë, kopsa metalike apo orë, rrufeja ngroh metalin në çast, duke shkaktuar djegie më të thella e lokale në ato zona.

Përveç shenjave vizuale në lëkurë, goditja nga rrufeja lë gjurmë të tjera fizike e neurologjike: Valët e fuqishme të presionit t’i shkaktuara nga rrufeja mund të çajnë daullet e veshit ose të shkaktojnë katarakt (perde në sy) më vonë.  Shumë të mbijetuar përjetojnë humbje të përkohshme ose të përhershme të kujtesës, mpirje të gjymtyrëve, dhimbje kronike nervore, pagjumësi apo ankth.  Shpesh rrobat e të goditurit shqyhen ose digjen nga zgjerimi i menjëhershëm i ajrit të nxehtë rreth trupit.