Mot me diell dhe vranësira lokale

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në vend do të fryjë një erë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 26 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.