Kumbaro takim me drejtuesit e gjimnazeve: Orët e humbura do të plotësohen të gjitha

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me drejtues të gjimnazeve të Tiranës. Gjatë takimit, Ministrja e Arsimit, tha se në pjesën më të madhe të shkollave mësimi ka vijuar rregullisht, ndërkohë theksoi se të gjitha orët e humbura nga mungesat e nxënësve do të zëvendësohen.

“Dje kemi pasur shkolla ku pjesëmarrja ka qenë 90%. Shkollat kanë qenë të hapura për të gjithë. Procesi mësimor ka nisur edhe kur ka pasur mungesa të fëmijëve.

Janë orë të marra dhe të zhvilluara nga fëmijët, të cilat do të plotësohen të gjitha. Do tu ofrojmë të gjithëve këshillim psikologjik, sepse kjo është një traumë. Të njëjtën punë me trajnime e kemi bërë edhe me oficerët e policisë në shkolla. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë ka vijuar procesi mësimor, me shumë pak episode, kur jashtë dyerve të shkollave kanë tentuar të prishin orët mësimore”, u shpreh Kumbaro.