“Këtu është sheshi ku do të firmoset fitorja”, Berisha bën thirrje për mos bindje civile: Qytetarët të vërshojnë drejt kryeqytetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve nëpër rrethe për mos bindje civile.

Sipas Berishës, këtij regjimi të urryer do t’i dridhet toka nën këmbë.

Në fjalën e tij, Berisha gjithashtu i kërkoi dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama.

“Njofto një minutë e më parë dorëheqjen. Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes së denjë për një vend anëtar në Bashkimin Europian”, tha ai.