Bologna tremb Interin, por zikaltrit realizojnë përmbysjen e radhës

Java e 7 e Serie A i dhuroi një tjetër fitore Interit që iu imponua Bolognës duke e mposhtur me përmbysje në rezultat. Në Dall’Ara skuadra kampione e Italisë e fitoi këtë sfidë 3-1 edhe pse pa Lautaro Martinez në fushën e lojës.

Goli zgjoi Interin që u hodh totalisht në sulm por duke rrezikuar kundërsulmet e kuqebluve, me Bolognan që iu afrua golit të dytë  sërish me Pobegan, por ky i fundit u ndal nga tramversa, por në minutën e 44 erdhi edhe goli i barazimit me Thuram që u gjet saktë nga Barella dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.