Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së Isa Likës, i njohur si Komandant Iliri, duke theksuar se koha kalon, por sakrifica e dëshmorëve të kombit mbetet e paharruar.
Përmes një postimi, Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Tetovë ditën e hënë, për të nderuar kujtimin e Komandant Ilirit dhe veprën e tij.
Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për dëshmorët dhe sakrificën e tyre për kombin.
Postimin e ka përmbyllur me mesazhin: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”



