Lojtarët i tregojnë videon në telefon, arbitri ndryshon vendimin pas 26 minutash kaos

Një skenë e pazakontë ka tronditur futbollin argjentinas në ndeshjen mes All Boys dhe Godoy Cruz, e vlefshme për kategorinë e dytë.

Ndeshja nisi me 30 minuta vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozëve vendas dhe policisë, ndërsa përfundimi u shoqërua me tensione edhe më të mëdha. Në minutën e 68-të, Lamolina akordoi një penallti për Godoy Cruz, pas një prekjeje të dyshuar me dorë në zonë. Vendimi nuk ndryshoi, por Martín Pino shpërdoroi mundësinë për të kaluar miqtë në avantazh. Drama kulmoi në minutën e 88-të, kur arbitri akordoi një tjetër penallti, megjithëse pamjet tregonin se faulli ishte kryer jashtë zonës. Futbollistët dhe pjesëtarët e All Boys rrethuan gjyqtarin, duke i treguar në ekranet e celularëve përsëritjen e aksionit.