VLEN: Tetova po ndryshon me vepra, stadiumi modern po merr formë!

Tetova nuk ka nevojë për premtime të pafundme, por për projekte konkrete që marrin formë dhe rezultate që duken. Rikonstruktimi i stadiumit është pjesë e këtij vizioni për një qytet me infrastrukturë më cilësore, më shumë hapësira sportive dhe perspektivë më të mirë për gjeneratat e rej, thonë nga VLEN.

Për VLEN-in, modernizimi i stadiumit është dëshmi e qasjes që vendos në fokus projektet konkrete dhe investimet që krijojnë mundësi të reja për qytetarët. Ky projekt nën drejtimin e Bilall Kasamit synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit për klubin e Shkëndijës, sportistët e rinj dhe tifozët që ndër vite kanë ruajtur gjallë pasionin për futbollin tetovar.

Tetova meriton më shumë se stadiume të lëna pas dore dhe rini pa hapësira të përshtatshme sportive. Ajo meriton investime, standarde moderne dhe mundësi që talentët e rinj të zhvillohen në kushte dinjitoze.

VLEN do të vazhdojë të mbështesë projekte që i japin qytetit pamje të re, sportit perspektivë dhe rinisë arsye për të besuar te e ardhmja.

VLEN- më pak fjalë, më shumë vepra!