Jo vetëm Kastrioti i Ferizajt, por edhe Prishtina, në hendbollin e femrave, nuk figuron në tabelën e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
A janë shuar Prishtina dhe Kastrioti? A janë tërhequr nga garat, apo çfarë po ndodh me këto dy klube me traditë të madhe?
Një klub me histori, traditë dhe shumë suksese, ndërsa sot nuk figuron as në tabelë!
Edhe Kastrioti i Ferizajt është klub me traditë.
Është e pakuptueshme që dy klube me histori dhe tituj të shumtë të mos figurojnë në tabelën e garave pa pasur një sqarim të qartë për opinionin sportiv.
Çfarë po ndodh me Prishtinën dhe Kastriotin?
Federata e Hendbollit e Kosovës duhet të dalë me një sqarim zyrtar dhe t’i informojë tifozët dhe opinionin sportiv për gjendjen e këtyre dy klubeve.
Nuk mjafton që klubet të mungojnë në tabelë dhe të gjithë të mbeten në paqartësi.
Hendbolli i Kosovës meriton transparencë, përgjegjësi dhe respekt për historinë e klubeve të tij!


