Federata e Futbollit e Portugalisë ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos, pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.
Sipas raportimeve, ylli portugez është pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet vendimi përfundimtar dhe masa që do të merret lidhur me këtë rast.
Ronaldo, pas largimit nga grumbullimi i kombëtares, ka kërkuar falje publikisht dhe, sipas pretendimeve të publikuara, ka propozuar vetë që të ndëshkohet për veprimin e tij.
Vendimi përfundimtar pritet të përcaktojë se çfarë mase disiplinore do të ndërmerret ndaj kapitenit të Portugalisë.


