Nebih Zariqi: Publikimi i një tabele të tillë në faqen zyrtare të FHK-së krijon një pasqyrë të pasaktë të garave

Kryetari i klubit të hendbollit Prishtina (femrat), Nebih Zariqi, ka reaguar në lidhje si duket tabela e Superligës së Kosovës në hendboll.

Zariqi nuk e kupton sepse është një tabelë e tillë në këtë formë, kur kihet parasysh se Prishtina në javën e parë ka qenë e lirë, dhe në javën e dytë, ndeshja u shty me Samadrexhën.

“Fatkeqësisht, kjo tabelë të lë të kuptosh se në Superligën e Kosovës në hendboll për femra garojnë vetëm shtatë ekipe, gjë që nuk përputhet me realitetin. 

Image

Publikimi i një tabele të tillë në faqen zyrtare të FHK-së krijon një pasqyrë të pasaktë të garave dhe i bën dëm imazhit të hendbollit të femrave në Kosovë, e në veçanti KHF Prishtinës.

Është e domosdoshme që këto të dhëna të korrigjohen dhe të publikohen me saktësi e profesionalizëm, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe asnjë klub të mos dëmtohet nga informatat e pasakta”, ka reaguar Zariqi.

Në fakt, kjo tabelë le të nënkuptojë se Prishtina nuk merr pjesë në gara, kështu është e paraqitur zyrtarisht.

Prishtina merr pjesë në gara.