Bullgaria refuzon rinegocimin e kushteve për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Jashtme bullgare, Velisllava Petrova Çamova, deklaroi se zbatimi i marrëveshjes së vitit 2022 mbetet rruga e vetme drejt BE-së.
Gjatë një seance parlamentare në Sofje, Petrova theksoi se Bullgaria nuk pranon ndryshimin e detyrimeve të marra nga Shkupi dhe kërkon respektimin e marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë garantimin e të drejtave të bullgarëve përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Qëndrimi i Sofjes mbetet i pandryshuar. Zbatimi i marrëveshjes së vitit 2022 është rruga e vetme për përparimin drejt BE-së”, deklaroi ajo.


