Shasivari – Gogu: Drejtësia dhe perspektiva evropiane në fokus të bashkëpunimit me Shqipërinë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe homologu i tij shqiptar, Toni Gogu, zhvilluan një takim bilateral në Stamboll, ku po marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë.

Dy shtetet, si dy vende fqinje me perspektivë të përbashkët evropiane, kanë mundësi të shumta për mbështetje të ndërsjellë në proceset e reformimit dhe modernizimit të sistemeve të drejtësisë.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nevoja që proceset reformuese të sjellin drejtësi më efikase dhe më të qasshme për qytetarët.

Vëmendje e veçantë iu kushtua agjendës evropiane të dy vendeve dhe mundësive për mbështetje të ndërsjellë në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit.

Takimi konfirmoi gatishmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, me theks në nismat konkrete dhe interesat e përbashkëta institucionale.