Anëtari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë të LSDM-së, Jovançe Manaskov, ka ngritur akuza serioze ndaj drejtoreshës së Qendrës Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional „Gjorgji Naumov“ në Manastir, Zhaneta Servini, dhe zëvendësit të saj, Lupço Zdravkovski.
Sipas Manaskovit, gjatë një ekskursioni shkollor në Monte Karlo, dy drejtuesit dyshohet se kanë luajtur në makinat e fatit në kazino, ndërsa nxënësit i kanë pritur në holl.
LSDM-ja pretendon se disponon video dhe fotografi që lidhen me rastin dhe kërkon hetimin e plotë të ngjarjes, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë.
Manaskov i bëri thirrje ministres së Arsimit, Vesna Janevska, të ndërmarrë menjëherë mbikëqyrje dhe të nisë procedurë për përgjegjësi ndaj personave të përfshirë.
„Përgjegjësia në arsim nuk është privilegj, por detyrim“, deklaroi Manaskov.


