Vallja e Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë, Rama: Simbol i identitetit çam

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndërsa për këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama e ka cilësuar vallen si një simbol të identitetit çam dhe një traditë të përcjellë ndër breza.

“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Kryeministri thekson se kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të trashëguar ndër breza.

“Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, shprehet Rama.

Vallja lidhet me figurën e Osman Takës nga Konispoli dhe dallohet për lëvizjet e saj të fuqishme dhe elegante. Përmes interpretimit të saj përcillen vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.