Uran Ismaili, deputet i PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është bërë “një grykës” politik.
Sipas tij, ai po i synon të gjitha pozitat shtetërore, por shtoi se PDK-ja është kockë e fortë që s’mundet ta thyejë.
“Albin Kurti është bërë grykës politik, grykës partiak, i dëshiron të gjitha pozitat, nuk ka lënë vend që nuk po mundohet ta zë me anëtarë që i binden atij. PDK-ja është një kockë që nuk mundet me thy në atë mënyrë”, u shpreh Ismaili.


