Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka kaluar për shqyrtim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, me procedurë të përshpejtuar.
Projektligji tashmë është futur në procedurë parlamentare, ndërsa pas shqyrtimit në komisionet përkatëse pritet të vazhdojë procedurën e mëtejshme në Kuvend.
Për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, PDK-ja kishte kërkuar që procedimi të bëhej me urgjencë, ndërsa më herët çështja ishte dërguar për vlerësim edhe te Zyra Ligjore dhe Departamenti i Buxhetit.


