Gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së këtij të fundit se “UÇK-ja është edhe gjaku” i LDK-së dhe se partia e tij nuk do t’i nënshtrohet, siç tha, etiketimeve e kërcënimeve.
Reagimi i Abdixhikut erdhi një ditë pasi deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndërkohë, pas këtij qëndrimi janë raportuar edhe dorëheqje nga struktura të LDK-së.
Syla e ka kritikuar Abdixhikun duke e akuzuar se me qëndrimet e tij nuk përfaqëson as UÇK-në, as Vetëvendosjen apo LDK-në.
“Ky me sonte kallxoj që as nuk është UÇK, as VV, e as LDK, se le më Rugovist. Ky është një shvercer politik me traditë”, ka shkruar Syla.
Ai ka ironizuar edhe pretendimin e Abdixhikut për mbështetjen që mund të marrë në zgjedhje, duke shkruar se “me këtë postim i ka siguru 20% besoj në zgjedhje”.
“Edhe mercenarët të kanë lonë. Edhe shoferi kallxon sa orë Sonny Playstation luan futball mshel në shtëpli në Marigonë, kur bëhesh se je i nxanun, kishe”, ka shkruar ai.


