Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend.
Haziri ka thënë se protestuesit tash e 21 ditë po qëndrojnë në shesh, ndërsa duke iu drejtuar Kurtit, ai tha se me këto tendenca për të bërë pazare po shkel mbi gjakun e dëshmorëve.
“Jemi duke protestuat tash e 21 ditë në këtë shesh, ndërsa sot jemi dëshmitar të një mosvotimi të një politike të papërgjegjshme, të një politike që tenton që në kurriz të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të bëj pazare politike”.
“Albin Kurti le ta dijë që me këto tendenca për të bërë pazare po shkel mbi gjakun e dëshmorëve. Veç mbi trupin tonë, ata do të dalin me polici, duke shkelur mbi trupin tonë, pa e votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Haziri./Klankosova.tv


