Largimi i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi me Portugalinë shkaktoi tollovi.
Për këtë u dasht të ndërhyjë edhe presidenti i Federatës, Pedro Proença për ta bindur 7-shin që të mos i jap fund karrierës me kombëtaren e tij.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, ai rifilloi stërvitjet me klubin e tij Al-Nassr si dhe dolën pamjet e para nga rikthimi i tij në Arabinë Saudite, teksa duket i buzëqeshur.
Mbetet të shihet se a do të rikthehet ai për ndeshjet e mbetura të nëntorit në “Nations League”.


