Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur për mediat përpara ndeshjes me San Marinon.
Ai ka komentuar situatën e portës, duke u shprehur se do të luajë Dajsinani, ndërsa foli edhe për Sabah Kerjotën.
“Nuk ka asnjë ndeshje të thjeshtë. Mund të ketë ndeshje më pak të vështira, por të thjeshta nuk ka. Me San Marinon e kemi ulur pak ritmin. Mendoj që kemi bërë një progres të mirë. Pasi kishim siguruar rezultatin me San Marinon, na u desh të bënim disa ndryshime. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Qëllimi im është që skuadra të aplikojë atë që kemi përgatitur. Jam i kënaqur me dëshirën e skuadrës. Nuk është e lehtë të gjendet ajo kimi në grup, por besoj që ia kemi dalë.
Të gjithë lojtarët mund të gabojnë. Te portierët është më deçizive. Por unë kam besim te të gjithë lojtarët. Më vjen keq që nuk e kam Berishën dhe as Sherrin. Mund të konfirmoj që do të luajë Mario Dajsinani. Është një mundësi e mirë për të.
Kerjota? Ai ka karakteristika që mund të ndihmojnë skuadrën. Është një lojtar që më vjen keq që nuk i kam dhënë ende hapësirë. Është një lojtar që më pëlqen. Është e vështirë të marrë pjesë kur grupi është i konfirmuar. Nuk është një rast i djegur, sepse mund të ketë hapësira në vijim.
Jam koshient dhe kam folur me lojtarët. Rrugëtimi i tyre me Kombëtaren do të ishte pak më i vështirë se të tjerët që kanë kohë me ekipin”, tha Maran.


