Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji gjatë hapjes së shtabit zgjedhorë në lagjen Çellopek i epërm para të pranishmëve ka folur për planin pesë pikësh për zhvillimin e komunës së Bërvenicës duke shtuar se ky plan do të jetë gjithë përfshirës për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë banorët e kësaj komune, shkruan Top24
“Do të krijojmë një zyrë të veçantë për mërgatën e cila do të jetë në kuadër të komunës dhe do të mbaj kontakte me diasporën tonë për të qenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me ta për të trajtuar hallet dhe problemet e tyre” tha Arkin Jahiji.


