“Jam shumë e bukur”, modelja 21-vjeçare thotë se e ka të vështirë të gjejë burrë

Një modele 21-vjeçare pretendon se e ka të vështirë të gjejë dashurinë, pasi meshkujt që i afrohen janë të interesuar kryesisht për pamjen e saj, ndërsa ata që do të donte të njihte janë shumë të turpshëm për t’i kërkuar një takim.

Veronika Vovk, e cila jeton në Antwerp të Belgjikës pasi u largua nga Kievi në vitin 2022, thotë se puna si modele dhe udhëtimet e shpeshta për xhirime i lënë pak kohë për të njohur dikë në mënyrë natyrale, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

“E kam të vështirë të dal në takime. Burrat më shohin vetëm si modele dhe jo si person. Kjo ka qenë padyshim një pengesë për të gjetur partnerin ideal”, ka thënë ajo.

Vovk shprehet se nuk dëshiron një partner që ta shohë lidhjen me të si një simbol statusi, por dikë të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të pavarur.

Sipas saj, paradoksalisht, meshkujt që kanë këto cilësi shpesh janë shumë të turpshëm për t’i bërë hapin e parë.

Modelja, e cila aktualisht po punon edhe në një fushatë për Guess, tregon se karriera e saj ka një tjetër dimension emocional, pasi familja dhe njerëzit e saj në Ukrainë vazhdojnë të përballen me luftën, transmeton Klankosova.tv.

“Është surrealiste të jesh në një set të bukur, duke punuar për një markë luksoze apo duke udhëtuar në vende të mrekullueshme, ndërsa e di se njerëzit që do jetojnë një luftë në vendlindje”, është shprehur ajo.

She admitted it's hard to find a boyfriend