‘Mund të lajnë e fshijnë…’ Robotët humanoidë tashmë bëjnë punë shtëpie! Nëse nuk e besoni shikoni videon

A do të ishit gati të paguanit një robot për të bërë punët e shtëpisë? Tashmë ata janë në treg.

Robotët humanoidë të Tau Robotics kontrollohen nga distanca nga njerëzit dhe kushtojnë 30 dollarë në orë për shërbimet e pastrimit të shtëpisë.

“Ata mund të fshijnë sipërfaqet, të lajnë rrobat dhe të rregullojnë shtretërit,”, tha për BBC Cornelia Ëeinzierl, bashkëthemeluese e Tau Robotics.

Robotët mund dhe të fshijnë me fshesë me korrent, të rregullojnë krevatet, të lajnë banjon, të vendosin enët në lavastovilje. Pikërisht atë që njerëzit mund të bëjnë.

Shikoni videon.