Elezi, Elmazi dhe Ramadani së bashku me Jakup Huseinin në Meletinë!

Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi dhe Betim Ramadani gjatë ditës së sotme kanë shoqëruar kandidatin për kryetar komune të VLEN-it në komunën e Bërvenicës, Jakup Huseinin në një takim me banorët e fshatit Meletinë në komunën e Bërvenicës, shkruan Top24

Gjatë fjalës së tij para banorëve të Meletinës kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi theksoi se kapaciteti dhe potenciali i Jakup Huseinit i cili do të jetë një kryetar për të gjithë dhe i qasshëm në çdo kohë.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi theksoi se Jakup Husinin e njeh për afro dhjetë vite ndërsa veçoi se për kaq kohë sa e ka njohur ka vlerësuar vendosshmërinë e tij në qëllimet dhe detyrat që ka marë përsipër. Jakupi është një djalosh i përgjegjshëm dhe me shumë guxim për të shtyrë përpara çdo përgjegjësi që është në të mirë të qytetarëve.

Betim Ramadani nga VLEN theksoi para banorëve të Meletinës theksoi se kandidimi i Jakup Huesinit është një mundësi që vjen njëher në 50 vite. Është kandidat që vjen nga një familje bujare e fisnike e dëshmuar në angazhimin e tyre kështu që Jakupi ka një begraund se nga ku vjen. Ai vet me punën e tij ka ndërtuar personalitetin e tij dhe ai e di më së miri se cilat janë nevojat e qytetarëve dhe si të qasesh halleve të përditshme të tyre. Top24