Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar vijimin dhe zbatimin e plotë të reformave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve në sistemin gjyqësor dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo vlerësoi gjithashtu progresin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian u ndal edhe te rezultatet ekonomike dhe mbështetja e BE-së për Shqipërinë. Ajo tha se vendi ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes dhe ka përfituar 213 milionë euro nga Bashkimi Evropian.
“Nevojiten reformat e mëtejshme në kapitujt e hapur, kuadri gjyqësor, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e Shqipërisë. Reformat të zbatohen tërësisht, është e rëndësishme që ato të sjellin ndryshime tek qytetarët e Shqipërisë. Mesazhi im i tretë ka të bëjë me rezultatet tona të rritjes. Cilat janë parime?
Ne sjellim investime të BE-së, dhe teksa ju bëheni gati për t’u futur në BE, ju miratoni dhe merrni reformat që ju nevojiten, që kompanitë të jenë konkurruese në tregun evropian. Shqipëria po ecën shumë mirë sa i përket Planit të Rritjes, keni mbushur mbi 80% të hapave, keni marrë 213 mln euro nga BE-ja. Ne kemi arritur rezultate të mira. Jeni bërë pjesë e SEPA-s.
Po tentojmë uljen e tarifave të roaming-ut, kjo është një mundësi që njerëzit të afrohen më shumë me njëri-tjetrin, unë do të rikthehem në Shqipëri kur të arrijmë roaming-un falas, ju premtoj. Mesazhi im i fundit është që ju po përgatiteni këtu, por edhe ne përgatitemi”, tha ajo.


