Tregu austriak i punës ofron gjithnjë e më shumë vende pune për kandidatët që, përveç gjermanishtes dhe anglishtes, flasin edhe boshnjakisht, kroatisht ose serbisht.
Në disa shpallje pune, njohja e gjuhëve të rajonit nuk paraqitet vetëm si përparësi, por si një kusht konkret për punësim. Pozita të tilla ofrohen në Vjenë dhe rrethinë, por edhe në pjesë të tjera të Austrisë.
Një nga kompanitë që kërkon punonjës me këto aftësi gjuhësore është Allianz, e cila në Vjenë ka hapur një vend pune për mbështetje të klientëve në tregun kroat. Kandidatëve u kërkohet njohje rrjedhshme e gjuhës kroate, si dhe njohje e gjermanishtes dhe anglishtes të paktën në nivelin B2.
Bëhet fjalë për punë me orar të plotë, me mundësi për kombinim të punës nga zyra dhe nga shtëpia.
Ndërkohë, kompania LKW WALTER në Viner Nojdorf kërkon menaxher transporti. Për këtë pozitë kërkohet njohje shumë e mirë e gjuhës serbe, boshnjake ose kroate, në kombinim me gjermanishten ose anglishten.
Sipas shpalljes së publikuar, paga fillestare vjetore bruto për këtë vend pune është rreth 43.800 euro, ndërsa ekziston edhe mundësia për punë nga shtëpia.
Punonjës me njohuri të gjuhëve të Ballkanit kërkon edhe BTG Spedition në Viner Nojdorf, ku është hapur një pozitë për dispeçer. Kandidatët duhet të flasin boshnjakisht, kroatisht ose serbisht, si dhe të kenë njohuri të mira të gjuhës gjermane.
Ndër kualifikimet e rëndësishme për këtë pozitë përmenden përvoja në logjistikë dhe organizimin e transportit.
Këto shembuj tregojnë se njohja e gjuhëve të Ballkanit mund të jetë një kusht konkret ose një përparësi gjatë aplikimit për vende të caktuara pune në Austri.


