Likova dhe Bursa thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe zhvillimit

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Kulturës dhe Kontributit në Bursa, Rexhep Gyndyz(Recep Gündüz), si dhe drejuesit e shoqatës ” E Ardhmja e Përbashkët” , Gazmend Isaku dhe Besfort Ajdini.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, me fokus të veçantë në fushën e arsimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Ndër pikat kryesore të diskutimit ishin:

Vëllazërimi i Komunës së Likovës me një komunë në Bursa të Turqisë;
Vëllazërimi i shkollave të Likovës me shkolla në Bursa, përmes programeve të shkëmbimit të përvojave;
Mundësia e dërgimit të nxënësve të Likovës për punë praktike në kompani të mëdha dhe profesionale në Turqi.

Nga të pranishmit u vlerësua rëndësia e këtyre nismave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe komuniteteve.

Kryetari Erkan Arifi shprehu falënderimin për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e projekteve që krijojnë mundësi konkrete për nxënësit dhe të rinjtë e Komunës së Likovës.

Ndërkaq drejtuesit e shoqatës “Ardhmja e Përbashkët”, falënderuan kryetarin Arifi për mikëpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e plotē për të mbështetur këtë nismë me rëndësi jetike.