Ushtria izraelite vret komandantin e Hamasit për Gazën Veriore

Ushtria izraelite vrau një komandant të lëvizjes militante palestineze Hamas në një sulm ajror në qytetin e Gazës gjatë natës, ka raportuar gazeta “Times of Israel”.

Hamasi konfirmoi sot vdekjen e komandantit të Brigadës Veriore të Gazës, Izza al-Din al-Bik.

Lëvizja deklaroi se Izz al-Din al-Bik ishte më parë kreu i shërbimit të inteligjencës së Brigadës, dhe kështu një nga komandantët e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Kur Izraeli vrau komandantin e atëhershëm të Brigadës Veriore të Gazës, Ahmed Ghandour, më 10 nëntor 2023, El-Bik mori komandën e njësisë dhe udhëhoqi luftën kundër forcave izraelite gjatë gjithë luftës, tha Hamasi.