Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër, 29 shtator 2026 (e martë), disa pjesë të Tetovës dhe Bërvenicës do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen në këto zona:
Tetovë – Sellcë, nga ora 09:00 deri në 14:00: pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e fshatit Sellcë dhe një pjesë e rrugës në dalje drejt fshatit Vejcë, si dhe repetitori në Sellcë dhe HEC Pena
Bërvenicë, nga ora 09:15 deri në 14:00: pa energji do të jenë objektet që ndodhen para hyrjes së fshatit Sedllarcë e Poshtme, pranë fabrikës së gypave.
Qendra e Tetovës, nga ora 09:15 deri në 14:15: pa energji elektrike do të mbeten objektet që ndodhen në qendër, pranë ish-marketit.
Nga institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përgatiten me kohë dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e pajisjeve elektrike.


