Taravari: I propozuam Shasivarit së bashku me Selën në vitin 2021 të jetë kandidat për kryetar komune në Tetovë! (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Debat në Shenja” ka komentuar qasjen e ministrit Jeton Shasivari duke theksuar se në vitin 2021 ai së bashku me Ziadin Selën dhe disa miq të tjerë kanë takuar Jeton Shasivarin dhe i kanë ofruar kandidaturën për kryetar komune në Tetovë, shkruan Top24

Taravari më tej shtoi se Shasivari nuk pranoi të jetë kandidat pasi sipas tij ky sistem në Maqedoninë e Veriut duhet të ndryshoj sepse sipas tij duhet të ketë parlament dy dhomësh, federate ose konfederatë. Ndaj kësaj qasje aso kohe Taravari kujton që Ziadin Sela si kryetar i ASH-së kishte propozuar Shasivarit të bashkohet me Aleancën për Shqiptarët dhe së bashku ti organizojnë ndryshimet për të cilat ai pretendonte.