Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë

Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e 28 Shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, u ka uruar bashkëqytetarëve boshnjakë dhe mbarë komunitetit boshnjak shëndet, mbarësi, suksese dhe paqe.

Në urimin e tij, Mexhiti ka theksuar se boshnjakët janë pjesë e rëndësishme e mozaikut të Çairit dhe të shoqërisë, ndërsa tradita, kultura dhe kontributi i tyre e pasurojnë jetën e përbashkët.

“Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri ku respektojmë njëri-tjetrin, ruajmë dallimet tona dhe ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka porositur Mexhiti.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!”