Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot qëndron për vizitë pune në Republikën e Austrisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg.

Parashikohet që presidentja të mbajë fjalim në sesionin me temë “A është Evropa ende një aktor global?”.

Gjatë qëndrimit në Austri, presidentja do të zhvillojë takime me presidentin e Institutit të Rajoneve të Evropës, Franz Schausberger, si dhe me guvernatoren e landit federal të Salzburgut, Karoline Edtstadler. Ajo gjithashtu do të vizitojë Seminarin Global në Salzburg.

Gjatë vizitës, Siljanovska-Davkova do të vizitojë edhe Komunitetin Ortodoks Maqedonas “Shën Kryeengjëlli Mihail” në Hallein.

Samiti Evropian në Salzburg është një takim vjetor i organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës. Në këtë ngjarje marrin pjesë politikanë, diplomatë, ekspertë dhe drejtues të biznesit.

Tema kryesore e samitit të këtij viti është “Evropa – një aktor global sovran?”, me fokus te siguria e kontinentit, konkurrueshmëria ekonomike, ndryshimet demografike dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.