Jakup Huseini: Bërvenica ka pritur mjaft, ka ardhur koha që fjalët t’u lënë vendin punëve dhe problemet e vjetra të marrin zgjidhje (VIDIEO)

Kandidati i VLEN për komunën e Bervenicës, Jakup Huseini përmes një video mesazhi ka përcjellur mesazhin e tij për banorët e komunës së Bervenicës duke theksuar “Bërvenica ka pritur mjaft. Ka ardhur koha që fjalët t’u lënë vendin punëve dhe problemet e vjetra të marrin zgjidhje”, shkruan Top24

Ndryshimi nis sot. Fitorja më 18 tetor.
Bërvenica ka pritur mjaft. Ka ardhur koha që fjalët t’u lënë vendin punëve dhe problemet e vjetra të marrin zgjidhje.
E njoh mirë Bërvenicën dhe e di çfarë duhet të ndryshojë.
Rrugët, infrastruktura, hapësirat publike, sporti dhe nevojat e banorëve do të jenë pjesë e një pune që shihet dhe ndihet në çdo pjesë të komunës.
Unë nuk vij me premtime për një ditë.
Vij me plan për Bërvenicën.
Jakup Huseini, NUMRI 4.
Bërvenica VLEN