Nuk është Ronaldo, nuk ka problem, Portugalia i imponohet Norvegjisë së Haaland

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane iu imponua Norvegjisë së Erling Haaland duke e mundur me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e kësaj ndeshjeje

Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus priti vetëm 17 minuta për të marrë kryesimin në rezultat 1-0 me golin e Joao Felix. Norvegjia reagoi dhe tentoi t’i kundërpërgjigjej portugezëve por nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara edhe për meritë të portierit Diogo Costa që bëri disa ndërhyrje dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0 të luzitanëve. Në fillimin e pjesës së dytë, Norvegjia arriti të gjejë rrugën e rrjetës me të zakonshmin Erling Haaland që barazoi shifrat në 1-1, por ekuilibri në rezultat zgjati shumë pak pasi Portugalia u rikthye në avantazh teksa shënoi me Gonçalo Ramos.

Festa e luzitanëve nuk ishte shuar ende kur ata shënuan edhe golin e tretë, sërish me Gonçalo Ramos për të çuar rezultatin 3-1, një gol që gjithsesi u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit të Milanit. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fundin e takimit dhe shifrat mbetën 2-1 në favor të Portugalisë. Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmjeje, ajo e shumë përfolura mes Izraelit dhe Irlandës, u fitua nga kjo e fundit 3-0