Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council, ku është takuar me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark.
Ata kanë ndarë edhe një përqafim të ngrohtë së bashku.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ishte kënaqësi të fliste në këtë ngjarje dhe të falënderonte mërgatën për kontributin e saj në historinë e Kosovës.
“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.


