Hamza kërkon procedimin e ligjit për Specialen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar rreth mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Duke iu përgjigjur gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, Hamza bëri të ditur se partia e tij kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton Klankosova.tv.

“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë”, tha ai.