Meta sjell syzet inteligjente pa kamera, “Luna” mund të prezantohet së shpejti

Meta po përgatit një palë të reja syzesh inteligjente, të cilat do të dallohen nga modelet aktuale të kompanisë për mungesën e kamerës.

Sipas raportimeve, pajisja do të quhet “Meta Luna” dhe mund të prezantohet gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve të kompanisë, më 23 dhe 24 shtator. Dalja në treg mund të bëhet që në muajin tetor.

Ndryshe nga syzet aktuale inteligjente të Meta-s, “Luna” nuk do të ketë kamerë, duke synuar përdoruesit që nuk dëshirojnë të mbajnë një pajisje që mund të regjistrojë foto dhe video.

Syzet pritet të kenë gjashtë mikrofona të integruar dhe altoparlantë të orientuar drejt veshëve, ndërsa do të pajisen edhe me Meta AI. Përdoruesit pritet të mund të komunikojnë me asistentin përmes komandave zanore.