Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me zëvendësdrejtorin e Fondit Shëndetësor, Sedat Bislimi, mori pjesë në përkujtimin e ditëlindjes së nobelistit dhe shkencëtarit të njohur botëror, Dr. Ferid Murad.
Aktiviteti u organizua me ftesë të Kryetares së Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Kalina Grivçeva-Stardellova.
Sali vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Ferid Murad në shkencën dhe mjekësinë botërore, duke theksuar se emri dhe vepra e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së mjekësisë moderne.
Ai nënvizoi se trashëgimia e Muradit mbetet frymëzim për gjeneratat e reja dhe dëshmi se dija, puna dhe përkushtimi mund të tejkalojnë çdo kufi.





