Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me ekipin komunal, ka inspektuar punimet në lagjen Sahat Kulla, ku po bëhet asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej 850 metrash katrorë.
Ky investim është pjesë e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të Çairit. Paralelisht, të gjitha objektet janë lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa po vazhdon edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.
Pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve, Komuna e Çairit do të vazhdojë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje.
“Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, është mesazhi i Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e komunës.




