Sali: Bërvenica meriton ndryshimin, mbështetje për kandidatin e VLEN-it, Jakup Huseini

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot një bashkëbisedim me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, ku diskutuan për nevojën që edhe kjo komunë të bëjë hapin e saj drejt ndryshimit.

Sali theksoi se, ashtu siç ndryshimi ka ardhur në 10 komuna përmes punës, përgjegjësisë dhe mbështetjes së qytetarëve, i njëjti ndryshim mund të vijë edhe në Bërvenicë.

Ai nënvizoi se Bërvenica meriton një qeverisje që punon në interes të qytetarëve, zhvillimit të komunës dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë.