Jovica Radeski kandidat i LSDM-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Radeski është kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale.

Radeski vjen nga sektori privat, ndërsa gjatë gjithë karrierës së tij profesionale thotë se i është përkushtuar qytetarëve, si veteriner dhe si këshilltar komunal, duke qenë vazhdimisht pranë njerëzve dhe komunitetit të tij.

Në prezantimin e kandidaturës së tij, ai përshkruhet si një njeri i ndershëm dhe punëtor, i cili çdo ditë është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, në çdo fshat dhe në çdo familje të Komunës së Bërvenicës.

Si këshilltar aktual dhe bartës i listës së këshilltarëve të LSDM-së, Radeski i njeh nga afër problemet dhe nevojat me të cilat përballen banorët e komunës.

Nga LSDM-ja theksojnë se ai hyn në garën për kryetar me gatishmëri për të ofruar zgjidhje konkrete dhe për të sjellë ndryshime, me synimin për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Bërvenicës.

“Jemi të gatshëm me zgjidhje konkrete, për ndryshime për më mirë, për të gjithë qytetarët e Komunës së Bërvenicës”, thuhet në prezantimin e kandidaturës së Radeskit.