Një goditje e madhe dhe nostalgjike në merkaton e futbollit të Amerikës Latine. Ylli kolumbian, James Rodríguez, është rikthyer zyrtarisht në vendlindjen e tij pas një mungese të gjatë prej 19 vitesh, duke firmosur me klubin e njohur Atletico Nacional de Medellín.
Rrugëtimi i gjatë i një ylli global
I lindur në Cúcuta, James kishte luajtur në Kolumbi vetëm për skuadrën e Envigado-s, nga ku u largua në vitin 2007. Karriera e tij mori hov fillimisht te Banfield në Argjentinë, përpara se të zbarkonte në Europë ku la gjurmë të pashlyeshme:
Porto (2010/2011) ishte skuadra ku u bë i njohur në futbollin europian, para se të shkëlqente te gjigantët e Europws: Real Madrid dhe Bayern. Pas një përvojës te São Paulo (Brazil), ai luajti për Rayo Vallecano-n (Spanjë), León (Meksikë) dhe së fundmi për Minnesota United në SHBA.
Natë rikthimesh të mëdha: Edhe Cuadrado kthehet në shtëpi!
Nata e së enjtes nuk solli vetëm lajmin për James. Një tjetër legjendë e futbollit kolumbian ka zgjedhur të kthehet në shtëpi. Millonarios ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Juan Cuadrado (38 vjeç).
Ish-lojtari i njohur i Juventusit nuk luante në Kolumbi që nga sezoni 2008/2009, kur mbante veshur fanellën e Independiente Medellín. Tani, dy nga emrat më të mëdhenj të kombëtares kolumbiane do të ndezin rivalitetin në kampionatin vendas.


